Humbi ndjenjat teksa raportonte gjatë ndeshjes Holandë-Argjentinë në Katar, ndërron jetë gazetari amerikan

Një gazetar i njohur sportiv nga Shtetet e Bashkuara ka vdekur teksa mbulonte Kupën e Botës në Katar.

48 vjeçari Grant Wahl u rrëzua papritur teksa po shikonte ndeshjen Argjentinë-Holandë mbrëmjen e së premtes.

Dyshohet se ai humbi jetën si pasojë e distresit respirator akut (ARDS), por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Muajin e kaluar, Wahl u arrestua për pak kohë nga autoritetet e Katarit pasi u përpoq të hynte në një stadium i veshur me një këmishë në mbështetje të të drejtave LGBT.

Në një deklaratë, Federata e Futbollit të SHBA tha se ishte “zemërthyer” nga lajmi.

Në një postim në Twitter, gruaja e Wahl, Céline Gounder, tha se ishte në “shok të plotë”, duke shtuar se ishte “shumë mirënjohëse” për mbështetjen që kishte marrë nga miqtë.

Grant njihej për dashurinë e tij të madhe për futbollin dhe ishte në Katar për të mbuluar për herë të 8-të Kupën e Botës. Ai u sëmur në tribunën mediatike të stadiumit “Lusail”, gjatë ndeshjes së mbrëmshme çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës.

Ai mori ndihmën e menjëhershme mjekësore aty, dhe më pas u dërgua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Hamad. Ne jemi në kontakt me Ambasadën Amerikane dhe autoritetet lokale përkatëse për të siguruar që procesi i riatdhesimit të trupit të jetë në përputhje me dëshirat e familjes”, tha një zëdhënës i organit të Katarit përgjegjës për planifikimin e Kupës së Botës.

SHKARKO APP