Humbi rast me portën e boshatisur: Do ta dhuroj fanellën, nuk dua ta shoh më!
Roberto Gagliardini ka zgjedhur që të bëjë ironi në rrjetet sociale në lidhje me një rast flagrant që ka humbur kundër Sassuolos.
“Fitorja e djeshme ishte shumë e rëndësishme për rrugëtimin. Pas një hapi fals, duhet të punojmë për të parë përpara, pa falje apo alibi. Unë kam vendosur që ta dhurojë fanellën e ndeshjes Inter-Sassuolo, sepse … nuk dua që ta shoh më”, ka shkruar mesfushori në rrjetet sociale.
Një mënyrë argëtuese për të kaluar të gjitha talljet e ditëve të fundit në rrjetet sociale, teksa u kryqëzua nga tifozët për shkak të një goli të sigurt që humbi. /R.Lika-Koha Jone/