Humbi të atin nga COVID-19, tani infektohet edhe Francesco Totti

Koronavorusi vazhdon përhapjen me shpejtësi në gjithë globin. Europa është vatra më e nxehtë dhe të gjitha shtetet e mëdha po përballen me një valë të re infektimesh. Italia është duke përjetuar sërish momente të vështira, pasi virusi duket se ka dalë sërish nga kontrolli. Së fundmi, nga vendi fqinj, njoftohet se është infektuar edhe kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane, ku mësohet se Totti ka kryer testin pas shfaqjes së disa simptomave të virusit të rrezikshëm, nga ku rezultoi se ishte pozitiv. Legjenda e Romës është izoluar menjëherë. Në orët në vijim pritet të mësohen edhe detaje në lidhje me gjendjen e tij. Kujtojmë që në muajin tetor, babai i Françesko Tottit ndërroi jetë nga COVID-19, teksa tani me virusin po përballet vetë Francesco.

 

SHKARKO APP