Humbja dhe ikja nga rruga për në Kupën e Botës, Gjimshiti s’e fsheh trishtimin: Ta kthejmë dhimbjen në forcë
Në prag të ndeshjes miqësore kundër Ukrainës, për mediet foli kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti. Nga Valencia ku do zhvillohet ndeshja, Berati nuk e fshehu mërzinë për humbjen kundër Polonisë, por ai dha mesazhin për të parë përpara.
Ecuria e Shqipërisë në kualifikuese, si ndiheni?
Sigurisht që udhëtimi ka qenë shumë i mirë dhe pozitiv. Jeta është e shpejtë dhe ndodh vetëm ajo që është në prezencë, ajo humbje në Poloni e cila prish atë bukurinë që kemi bërë tre vitet e fundit. Por prapë jemi pozitivë. Në këto momente mund të jetë kohë negative, por ta marrim me forcë dhe ta kthejmë në pozitivitet.
Si e sheh Ukrainën në miqësore? Si e shikon gjendjen e lojtarëve?
Është ndeshje e fortë, është kundërshar që ka luajtur në nivele të forta, kemi qenë së bashku në kualifikueset e Europianit, për biletën e fundit për në Botëror. Duhet vlerësuar ekipi kundërshtar. Jemi të mërzitur, sa më shumë kalon, duhet të mendojmë për ndeshjet dhe t’i marrim gjërat pozitive. T’i marrim gjërat negative dhe t’i kthejmë në pozitive në ndeshjet e ardhshme të kombëtares.
Ke luajtur me një lojtar të Ukrainës, çfarë ndikimi ka në ndeshje dhe si e vlerëson?
Vlerësimi është i lartë, kemi kaluar shumë vite pozitive te Atalanta. E vlerësoj si njeri dhe lojtar. Edhe në këtë ekip të Ukrainës është lojtar kyç dhe ndër lojtarët më të mirë. Ka gjuajtjen e fortë nga distanca dhe nuk duhet t’i lëmë hapësira’’, tha Gjimshiti.
KOHA JONË SONDAZH

