Humbja e Italisë, Buffon shpërthen në lot (FOTO-VIDEO)

Portieri legjendë i Italisë dhe Juventusit, Gianluiggi Buffon, nuk i ka përmbajtur lotët në përfundim të ndeshjes me Suedinë që dha verdiktin shumë të keq për ‘auxurrët’ të cilët do të duhet t’a ndjekin Botërorin nga televizori pas eliminimit.  39-vjeçari në intervistën për mediat italiane i pyetur për atë që ndodhi në këtë takim nuk i ka përmbajtur lotët por ka shpërthyer menjëherë në të qarë.

Nëse kualifikohej Buffon do të bëhej i pari futbollist që do të luante në 6 Botëror, por me eliminimin ky rekord do të mbesë vetëm në ëndërr për të.

https://www.facebook.com/Nogometnevijesti1/videos/1219621028138097/

SHKARKO APP