Humbja e kuqezinjëve në Poloni, Lala: Me më shumë guxim, edhe mund ta fitonim ndeshjen

Kombëtarja shqiptare e futbollit e nisi me humbje fushatën kualifikuese për Europianin 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos humbën 1-0 me Poloninë në Varshavë, teksa tanët bënë një lojë të mirë sulmuese dhe me katër raste të pastra shënimi.

Altin Lala, ish-kapiteni i kombëtares tregon sesi e pa ai ndeshjen. “Paraqitja nuk ishte e keqe, por rezultati nuk ishte i mirë dhe futbolli varet nga rezultati. Kishim mundësi për të marrë edhe 3 pikët, pasi Polonia nuk ishte një ekip që të fuste frikën. Po të kishim edhe më tepër guxim, do të ishte e mundur edhe ta fitonim ndeshjen. Kishim më shumë raste të pastra për të shënuar”, tha Lala.

Në lidhje me ndryshimet e Shqipërisë së Sylvinhos nga ajo e Rejës, ish-mesfushori theksoi se “për një kohë kaq të shkurtër është e vështirë” që të dalësh në përfundime. “Nëse e fitojmë ndeshjen e radhës, do të jemi aty ku duhet të jemi”, theksoi Lala.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?