Humbja kundër Gjeorgjisë, ja kush është vlerësuar si më i dobëti në fushë

Shqipëria pësoi një humbje minimale 0-1 mbrëmjen e djeshme kundër Gjeorgjisë, në një ndeshje që ishte e ekuilibruar, por që u zgjidh nga një goditje nga distanca në minutën e 71-të.

Paraqitja e disa futbollistëve kuqezi nuk ishte në nivelin e sfidës së fundit ndaj Ukrainës, dhe kjo reflektohet dhe në vlerësimin e “SofaScore”. Rey Manaj është vlerësuar me notën 6.3, në një ndeshje që vuajti shumë, ndërkohë që pas tij me vlerësimin më të dobët ishte Hysaj me notën 6.7.

Nuk bën mirë as Asani dhe Bajrami (6.8), ndërkohë që më i miri te kuqezinjtë tanë ishte Mario Mitaj, protagonist i një tjetër ndeshje fantastike në krahun e majtë së bashku me Arbër Hoxha. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP