Humbja me 6 gola në Norvegji, Mourinho bën gati 6 largime në janar

Humbja ndaj Bodo Glimt mund të ketë pasoja të rënda te skuadra e Romës, që mund të bëjë një mini-revolucion në merkaton e dimrit. Jose Mourinho është i mërzitur me disa futbollistë, të cilët sipas tij ecin në fushën e lojës.

Borja Mayoral, Villar, Diawara, Reynolds dhe Kumbulla nuk janë në planet e strategu portugez, i cili do t’u japë shumë pak hapësira në ndeshjet në vijim deri në ardhjen e merkatos së dimrit.

Kumbulla mund të shpëtojë vetëm nga fakti që portugezi ka pak mbrojtës qendre në dispozicion pas dëmtimit të Smalling. Calafiori dhe Carles Perez e kanë në dyshim të ardhmen e tyre tek skuadra e Romës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?