Humbja me Kukësin i kushton pankinën Gugash Maganit
Gugash Magani nuk do të jetë më trajner i Egnatias, Klubi njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin 56-vjeçar. Humbja 2-0 me Kukësin javën e 10-të të Superiores duke se i ka kushtuar pankinën teknikut peqinas. Në kampionat skuadra nga Rrogozhina nuk fiton prej 5 javësh, me suksesin e fundit që e ka regjistruar më 16 tetor kundër Laçit.
Magani mori drejtimin e Egnatias në gushtin e vitit 2020, duke arritur që të ngjitet në Superiore, por rezultatet në ndeshjet e fundit dhe paraqitja e skuadrës në takimin me Kukësin ndikuan që drejtuesit të merrnin në vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin.
Magani është trajneri i treti që largohet nga drejtimi i një skuadre në Superiore. Më herët janë larguar Dejan Vukiçeviç nga skuadra e Laçit dhe Edi Martini nga ekipi i Teutës.