Humbja me Lituaninë, Manaj: Duhet të reflektojmë se ku kemi gabuar!
Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, është ende i mërzitur nga humbja disfatën ndaj Lituanisë në “Air Albania” me rezultatin 0-1. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram”, sulmuesi lushnjar, shprehet se është momenti për reflektim, për të kuptuar gabimet në mënyrë që mund t’i korrigjojnë ato. Bomberi është shprehur i bindur se nëse japin maksimumin do të përfundojnë të parët në grup.
“Jam jashtë mase i trishtuar për mosmarrjen e tre pikëve. Sidoqoftë, mendoj se është e drejtë të reflektojmë dhe të kuptojmë se ku kemi bërë gabime në mënyrë që t’i korrigjojmë ato në ndeshjet e ardhshme. Jam i sigurt që nëse do japim maksimumin tonë duke bërë mirë ne fushë, do të përfundojmë të parët në grup! Gjithashtu shpresojë që tifozët tanë të jenë të pranishëm në stadium për të na dhënë energjinë dhe mbështetjen e nevojshme”, ka shkruar sulmuesi i Kombëtares në reagimin e tij në rrjetet sociale.