Humbja në derbi me Romën, tifozët e Lazios përleshen me policinë

Tifozët e Lazio kanë shkaktuar trazira pas derbit të humbur me Romën, duke u përleshur me policinë në kryeqytetin italian. Tifozët e Lazio hodhën shishe ndaj policisë dhe raportohet se dy policë janë dëmtuar nga këto përleshje. Rreth 1.700 policë ishin në detyrë për të ndalur aktet e dhunës dhe përdorën gaz për shpërndarjen e tyre.

Ndeshja përfundoi 1-2 në favor të Romës, që u shkëput katër pikë nga vendi i tretë që mban lazmo. Sulmuesi Juan Iturve shënoi në 73’ dhe  Filip Djordjevic barazoi shifrat për pak kohë, por në fund Mapou Yanga-Mbiwa realizoi me kokë golin e fitores. Kjo fitore i siguroi Romës një vend direkt në Champions, ndërsa Lazio i duhet një pikë në ndeshjen e fundit me Napolin, që do ta luajë në transfertë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?