Humbja shokuese ndaj Arabisë Saudite, Lautaro: Ndodhi për shkak të gabimeve tona!

Një nokaut që bën zhurmë: Argjentina humbi 2-1 në debutimin e saj kundër Arabisë Saudite. Zhgënjimi i Lautaro Martinez është i dukshëm pas duelit.

“Ne e humbëm ndeshjen për shkak të gabimeve tona, veçanërisht në pjesën e dytë. Ka detaje që bëjnë diferencën dhe ne duhet të ndërhyjmë për të korrigjuar gabimet.

Sigurisht që dhemb shumë, donim ta nisim këtë Botëror në një mënyrë tjetër, por shkoi kështu, duhet të reagojmë. Çdo ndeshje do të jetë vendimtare në vijim”, deklaroi Lautaro. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP