Hungarezët të pandreqshëm, përleshje masive me policët anglezë gjatë ndeshjes (VIDEO)

Ultrasve të Hungarisë kanë pasur sërish trazira me Anglinë. Pas sjelljeve raciste në “Puskas Arena” ndaj futbollistëve të “Tre Luanëve”, fansat ekstremistë hungarezë lanë gjurmë edhe në përballjen e Ëembley-t, që përfundoi 1-1.

Në momentin kur policia angleze tentoi të ndalonte një ultras hungarez për shkak të sjelljes së tij abuzive ndaj një force të sigurisë, kur futbollistët vendës u ulën në gjunjë në mbështetje të lëvizjes “Black Live Matter”, pati reagim të dhunshëm nga ana e tifozëve miq.

Oficerët e Policisë përdorën shkopinj për të kontrolluar turmën, por u detyruan të tërhiqeshin pas reagimit të dhunshëm të hungarezëve. Për shkak të sjelljes raciste të tifozëve Hungarisë, ata u dënuan që të luanin pa tifozë ndaj Kombëtares sonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://twitter.com/i/status/1448067272241733633

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?