Huntelaar pezullohet 6 javë, Bajerni 1-1 me Shalke, +8 ndaj Volsburgut

Ndërhyrja e ashpër ndaj Manuel Schmiedebach në sfidën e së shtunës ndaj Hanoverit i ka kushtuar rëndë sulmuesit të Shalke 04, holandezit Klaas-Jan Huntelaar. Komisioni i Disiplinës në Federatën Gjermane të futbollit e ka pezulluar 6 ndeshje sulmuesin e Shalke, i cili do të mungojë në takimet shumë të rëndësishme të Bundesligës ndaj Bayern Munich, Borussia Mönchengladbach dhe Borussia Dortmund. Gjithsesi, por 31-vjeçari mund të aktivizohet në përballjen me Realin e Madridit në Champions League. Pritet që klubi gjerman ta apelojë vendimin e disiplinës, pasi e konsideron shumë të ashpër këtë masë ndëshkimore, por në rast se edhe Apeli nuk e ndryshon vendimin, Huntelaar mund të kthehet në fushën e blertë në sfidat e kampionatit vetëm në transfertë, me Herthen e Berlinit në mes të muajit mars. Sulmuesi holandez është gjobitur gjithashtu 15 mijë euro për për shkak të sjelljes aspak sportive ndaj gjyqtarit.  Në një reagim për mediat Huntelar është justifikuar duke u shprehur se përplasja me kundërshtarin nuk ka qenë aq e ashpër, sa për të justifikuar kartonin e kuq.

Bajerni, sërish pa fitore

Bajerni i Mynihut pas humbjes së kaluar me Volsburg, 4-1, “frenohet” sërish në Bundesligë. Bavarezët barazuan 1-1 brenda fushës së tyre, me Schalke 04’. Kjo ndeshje që në fillim nuk nisi ashtu siç duhej për Bajernin, pasi skuadra gjermane mbeti me 10 vetë pas daljes me të kuq të Boateng në 18’, i cili jo vetëm kaq, por me ndërhyrjen e tij të ashpër shkaktoi dhe 11-metërsh, të cilin e priti Neuer.Eric Maxim Choupo-Moting gaboi për të kaluar miqtë në avantazh. Levandovskit iu anulua një gol pak minuta më parë. Megjithatë Bajern kërkoi më tepër golin dhe e gjeti me Arjen Roben në 67’. Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, sepse Houvodes barazoi shifrat në 72’, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund. E çuditeshme por e vërtetë. Borusia Dortmund, që po konkurron denjësisht në Champions edhe këtë sezon, mbyll klasifikimin në Bunhdesligë. Në rast se Dortmund nuk fiton sot me Augsburg, rreziku i rënies është më serioz, ndërkohë një fitore mund ta ngjisë atë mbi katër ekipe të tjera që ndodhen pranë me pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

                              Bundesliga

                    Java e 19-të/ Dje

Bayern Munich -Schalke 04                    1-1

Borusia M.- Freiburg                             1-0

E. Frankfurt-Volsburg                            1-1

Hannover -Mainz 05                               1-1

                   Sot

20:00 Borusia Dortmund – Augsburg

20:00 Këln – Shtuttgart

20:00 Hertha – Bajer Leverkusen

20:00 Hofenheim – Verder Bremen

20:00 Paderborn – Hamburg

         

            Klasifikimi

Bayern Munich           46

 Volfsburg                 38

Borusia Moench.       33

Shalke                       31

Augsburg                  30

Bajer L.                      29

Hofenheim                 26

Hanover 96                25

 Eintracht F.               24

 Mainz                         22

Këln                            22

Verder Bremen            20

Paderborn                   19

Freiburg                     18

Hertha Berlin              18

Hamburg                    17

Shtuttgart                   17

Borusia D.                 16

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?