Hyri në fushë pa leje, FIFA hap hetim ndaj kuzhinierit të famshëm

Salt Bae u bë protagonist, me një strategji të qartë për të qenë i pranishëm në festimet e Argjentinës.  Polemikat në rrjetet sociale kanë detyruar FIFA-n që të hapë një hetim të brendshëm, për të kuptuar se si turku që ka në pronësi disa restorante, ja doli që të kishte akses në terrenin e lojës.

Salt Bae në fakt nuk ka raporte komerciale me FIFA-n, dhe me sa duket nuk ka qenë i ftuar as nga Presidenti Gianni Infantino.

“Duke ndjekur linjat udhëzuese të federatës, duke qenë një nga simbolet më të rëndësishme të sportit botëror, dhe një ikonë pa kohë, trofeu origjinal i Kupës së Botës mund të preket apo të mbahet në dorë, vetëm nga një grup i përcaktuar njerëzish, ku përfshihen kampionët e mëparshëm të Botës që e kanë fituar gjatë karrierës trofeun, apo krerët e shteteve”.

Në profilin e tij në Instagram ndërkohë Salt Bae edhe pse nuk i përket asnjë prej këtyre kategorive ka postuar selfie dhe video me trofeun ndër duar, duke shqetësuar festën e Di Maria-s, Lisandro Martinez, Romeros, dhe mbi të gjitha të Messit. F

Filmimet tregojnë turkun që ndjek yllin e Argjentinës duke e bezdisur disa herë duke e mbajtur për foto, edhe pse Messi dukej se nuk kishte aspak dëshirë të fliste apo të qëndronte me të në ato momente gëzimi.

SHKARKO APP