Hysaj: Do ta respektoj kontratën dhe do të jap maksimumin deri në fund!
Elseid Hysaj ishte titullar, por në një rol të ri, në sfidën e parë ndaj Atalantës të mbyllur 0-0 në Kupën e Italisë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u vendos nga Gattuso në krahun e majtë të mesfushës në rreshtimin 3-4-3. Pas ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Maradona”, shkodrani foli për sfidën, por dhe për të ardhmen e tij.
“Nuk ishte e vështirë të përshtatesha në modulin e ri, na ka ndihmuar shumë në fazën mbrojtëse. Gattuso na ka kërkuar të luajmë me më shumë vendosmëri. Jemi një grup i madh, por provojmë të japim maksimumin. Rezultati 0-0 është i pranueshëm kur janë dy ndeshje. Do të kishte qenë me keq nëse do ta humbnim. Kthemi në shtëpi duke menduar se duhet të bëjmë më mirë në ndeshjen e kthimit.
Do ta respektojmë kontratën time, do të jap maksimumin për skuadrën deri në fund. Pastaj, kur të jetë momenti për të folur, do të flasim. Jam këtu prej shumë vitesh, nuk mendoj për atë që do të vijë më pas. Jam shumë i përqendruar te skuadra. Moduli ishte zgjedhje e trajnerit ne thjesht duhet ta aplikojmë sa më mirë të jetë e mundur.”