Hysaj drejt largimit nga Lazio, e kërkon ish-trajneri që drejton në La Liga
E ardhmja e Elseid Hysaj është gjithmonë e në dyshim te Lazio. I ardhur me parametra zero sezonin e kaluar nga Napoli, mbrojtësi shqiptar nuk është se ka bindur në përgatitjet për sezonin e ri.
Ofertat për shkodranin nuk mungojnë dhe së fundmi në skenë ka dalë Valencia, e drejtuar nga Gennaro Gatuzo. Ish-trajneri i Milanit ka një konsideratë pozitive për Hysajn dhe mund ta transferojë në La Liga për ta pasur një alternativë më shumë përgjatë sezonit.
Kujtojmë se 28-vjeçari u bashkua me Lazion në sezonin e kaluar pasi përfundoi kontratën me Napolin, por edhe gjatë sezonit të kaluar i mungoi vazhdimësia.
KOHA JONË SONDAZH

