“Hysaj i destinuar për t’u bërë një nga më të fortët në Europë”

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Xhiufredi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Radio Goal’ duke komentuar dhe situatën e mbrojtësit të kombëtares sonë. Ai beson se futbollisti shqiptar do të bëhet një nga më të mirët në botë në rolin e tij.

“Hapësirat e përmirësimit të tij janë të paparashikueshme, mund të bëje ende shumë. Jam i bindur se me kalimin e kohës do të arrijë të përmirësojë cilësitë që ka. Ai është i destinuar që të bëhet në rolin e tij një prej më të fortëve në Europë”, ka thënë agjenti i njohur për Hysajn.

Mbrojtësi i kombëtares sonë është komentuar shumë në mediat italiane, pasi vlera e kartonit të tij ka arritur në 70 milionë euro në përmbledhjen e fundit të publikuar nga “CIES”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?