Hysaj i kundërpërgjigjet Dukës: Napoli ndryshe nga Kombëtarja!

Elseid Hysaj shuan menjëherë polemikat e krijuara në media për shiritin e kapitenit. Duke folur pas suksesit ndaj Kazakistanit, futbollisti shkodran analizoi edhe një deklaratë të Dukës se “ai do të donte që të luante në Kombëtare si te Napoli”.

“Për Hysajn është e rëndësishme kjo fitore, por më  rëndësishme është për grupin. Siç u pa edhe në ndeshjen e sotme bëmë sakrificë të gjithë dhe ja dolëm. Një fitore që na vlen të gjithëve dhe duhet që të luajmë kështu në ndeshjen e radhës.

Shiriti është siç e a shpjeguar trajneri. Ka qenë Strakosha në portë, nuk ka luajtur Berisha e kam mbajtur unë shiritin. Dihet që shiritin në Kombëtare do e mbaj lojtari më i vjetër. Nuk ka se çfarë të diskutojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Napoli luaj çdo ditë me ata lojtarë, janë futbollistë që kanë vlera të mëdha. Te Shqipëria unë jam 3-4 ditë. Moduli ndryshon dhe gjithçka është ndryshe nga Napoli. Unë jap maksimumin, pastaj varet edhe nga loja, unë nuk luaj kurrë me skemën 3-5-2. Varet nga dinamikat e lojës, jo gjithmonë mund të jem perfekt si te Napoli ashtu edhe në Kombëtare”, deklaroi lojtari shkodran.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?