“Hysaj me 51 për qind të mundësive do të largohet nga Napoli”
Elseid Hysaj mbetet ende një çështje e hapur te skuadra e Napolit, teksa ende nuk ka vendosur për rinovimin e kontratës. Për këtë ka folur edhe agjenti i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Mario Giuffredi, i cili deklaron në mikrofonat e radios “Radio Punto Nuovo” se Hysaj nuk rinovon edhe pse ai dëshiron të qëndrojë:
“Me siguri do ta përfundojë sezonin me Napolin, por ajo që mund të ndodhë është çdo gjë e mundur. Me 51% të mundësive Hysaj nuk rinovon, vetëm nëse nesër në mëngjes Napoli ka dëshirën për t’i rinovuar kontratën atëherë, do të pranojmë. Ai ka dëshirën për të qëndruar, kemi gjithashtu dhe oferta nga jashtë shtetit.”, përfundoi agjenti i Hysajt.
Futbollistit shkodran i është premtuar prej më shumë se një viti rinovimi i kontratës, madje edhe përmirësim të pagës, por presidenti i Napolit, De Laurenttis nuk e ka mbajtur fjalën.