Hysaj më i paguari nga shqiptarët në Seria A, merr më shumë se dyfishi i Gjimshitit apo Asllanit
Elseid Hysaj, i Lazios është më i paguari në Serie A. Sipas të dhënave të publikuara nga faqja e specializuar “Calcio e Finanza” mbrojtësi 30-vjeçar merr 2 milionë euro në sezon nga Lazio. Edhe pse mbeti jashtë listës klubi është i detyruar ta paguajë atë.
Pas Hysajt janë Berat Gjimshiti i Atalantës dhe Kristjan Asllani i Inter me një rrogë vjetore 800 mijë euro neto secili. Ardian Ismajli merr 700 mijë euro tek Empoli, ndërsa Ylber Ramadani paguhet 450 mijë nga Leçe.
Alen Sherri ka firmosur për 150 mijë euro në vit te Cagliari, ndërsa ma pak i paguari është mesfushori Medon Berisha. Ai merr 120 mijë euro nga Lecce.
Më i paguari në Serie A është Dusan Vlahovic, sulmuesi që Juventusi e paguan 12 milionë euro në sezon. Në total klubet e Serie A paguajnë më shumë se 1 miliardë euro (përfshi taksat) për rrogat e futbollistëve.