Hysaj paguhet vetëm për t’u stërvitur te Lazio, ja përse nuk largohet

Elseid Hysaj po përjeton sezonit e tij më të vështirë në karrierë, ku për herë të parë e pa veten jashtë listës së lojtarëve të përfshirë në skuadër. Në sfidën e Kupës kundër Napolit, anësori kuqezi shkëlqeu duke vërtetuar se është ende i aftë të luajë në nivele të larta.

Vetëm një ndeshje deri në këtë pikë të sezonit sigurisht që nuk mjafton për Hysajn, për këtë arsye janarit shihet edhe një herë si një mundësi për të ndryshuar ambient.

Dëshira e Hysajt është të largohet, por sipas Corriere dello Sport pengesa është jo pak serioze. Hysaj ka një kontratë me Lazio-n deri në qershor 2026 dhe përfiton 2,8 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

E vetmja mënyrë që Hysaj të largohet në janar është në formë huazimi, por paga e tij shumë e lartë, është një pengesë e madhe pasi është thuajse e pamundur që një klub të pranojë t’i paguajë 2,8 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lazio dhe Hysaj duhet të gjejnë një kompromis ndërmjet tyre pasi edhe për Lazio-n është një shpenzim i tepërt të paguajë 2,8 milionë euro për një lojtar që vetëm stërvitet me ekipin.

Hysaj nuk mund të largohet nga Lazio, ja arsyeja

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?