Hysaj shkëlqen me Lazion ndaj Napolit, mediat italiane i vendosin notë të lartë

Hysaj rikthehet si protagonist te Lazio, merr elozhe nga mediat dhe trajneri

Elseid Hysaj është lënë jashtë skuadrës këtë sezon nga Lazio, por Baroni vendosi ta rikthente në Kupë. Në fakt bëri shumë mirë, pasi mbrojtësi shkodran ju kundërpërgjigj në mënyrën më të mirë.

Ai jo vetëm që nuk stonoi por zhvilloi një super sfidë, një nga lojtarët më të mirë në fushë. Hysaj dha fillimisht asist në penalltinë e fituar nga Pedro në minutën e 21-të.

Hysaj ishte i papërmbajtshëm në krahun e majtë duke shoqëruar të gjithë aksionet në fazën sulmuese, si në minutën e 32-të ku Noslin realizoi golin e parë për Lazio-n.

Të gjithë lojtarët e Lazio-s, në fund të ndeshjes përqafuan Hysajn, i vlerësuar nga mediat me notën 7: “Nuk luan prej një jete, por nuk driblohet. Dhuron një asist për Pedro në penalltinë e fituar, protagonist edhe në golin e dytë. Një nga gjërat e bukura të kësaj mbrëmje”, shkruajnë mediat italiane.

© Getty Images

 

SHKARKO APP