Hysaj: Shpresoj të marrim rezultat ndaj Spanjës, kemi punuar në dy aspekte
Mbrojtësi i Kombëtares sonë, Elseid Hysaj ka folur në konferencën për shtyp para miqësores ndaj Spanjës që do të luhet në stadiumin e Espanyolit. Futbollisti shkodran zbuloi se këto ditë kanë punuar shumë në mbrojtje dhe do të kërkojnë të kundërsulmojnë.
“Normal që është një ndeshje shumë e bukur për ta luajtur. Të gjithë lojtarët do të donin të ishin në fushë. Është një ndeshje ndaj një kundërshtari të madh si Spanja. Shpresoj të luajmë mirë dhe të marrim një rezultat të mirë.
Spanja është një nga ekipet më të mira në mbajtjen e topit dhe lojën e shpejtë. Këto ditë kemi provuar që të qëndrojmë pas dhe së dyti të provojmë me kundërsulme të shpejta. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Jemi të kënaqur që jemi ritakuar dhe të japim maksimumin nesër”, deklaroi Hysaj. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

