Hysaj te Roma? Agjenti i mbrojtësit shkodran “ndez” merkaton
Agjenti i Elseid Hysaj vazhdon të këmbëngul se e ardhmja e mbrojtësit të kombëtares sonë do të jetë larg Napolit, pavarësisht se shkodrani qëndroi edhe gjatë këtë sezon. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Mario Giuffreddi ka komentuar situatën për “Radio Marte”.
“Hysaj te Roma? Duhet të fillojmë të mendojmë për merkaton për të mirën e të gjithëve, duke marrë parasysh faktin se është në prag të skadimit të kontratës.
Elseid ka një problem me brinjët dhe do të rikthehet që të stërvitet pas 15 ditësh për të bërë punën e tij”, deklaroi agjenti. Këtë fillim sezoni, Hysaj vazhdon të mbetet një zgjedhje e tretë për trajnerin Ancelotti, i cili i beson më shumë Di Lorenzos në krahun e djathtë të mbrojtjes. /Koha Jone/