I arti Briken Calja, merr medalje ari në Europian

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja, është renditur i pari në stilin e shkëputjes në Europianin e Peshëngritjes. Briken Calja arriti të ngrejë në këtë stil 146 kilogramë. Calja realizoi të tre provat e tij dhe ngriti fillimisht peshën 141 kilogram, me shumë lehtësi.

Në provën e dytë, 28 vjeçari ngriti 143 kilogram për ta mbyllur më pas me peshën 146 kilogram dhe duke “rrëmbyer” medaljen e artë në këtë stil. Ndërkohë që, Calja vazhdon garën me stilin e shtytjes, ku sërish është pretendent për të marrë medaljen e artë, çka do të thotë që mund të jetë i pari edhe në dygarësh.

Po në këtë peshë, garoi dhe pëshëngritësi tjetër Arbër Çërçizi që e mbylli garën i 7-ti me 135 kilogram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?