I dashuri i nënës së Neymar përfundon në spital, lindin konfliktet e para

Lidhja e nënës së Neymar me Thiago Ramos, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për shkak të diferencës së madhe në moshë mes të dyve, në nënën e yllit brazilian që ishte 30 vite më e madhe se i dashuri i saj.

Megjithatë lidhja mes të dyve nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi shumë herë ka pasur zënka, kjo edhe për faktin se thuhet se Thiago Ramos është homoseksual dhe gjatë lidhjes me nënën e sulmuesit, ka shkuar edhe me meshkuj të tjerë.

Pak ditë më parë, Thiago Ramos, pësoi disa dëmtime të mëdha në krahun e tij dhe shkoi menjëherë në spital, ku mori 12 të qepura, pasi ishte çarë me xham, raporton “Mundo Deportivo”. Thiago thuhet se ka pasur një zënkë me Nadine Goncalves dhe në nerva e sipër ka goditur me grusht një xham, nga i cili thuhet se ka marrë dëmtime të shumta.

Gjithashtu gazetari i njohur Leo Diaz, ka zbuluar një audio ku dëgjohet Neymar që flet me miqtë e tij dhe prek pikërisht këtë temë, teksa e quan Thiagon “viadinhio”, e cila ka të bëjë pikërisht me homoseksualitetin.

SHKARKO APP