”I demotivuar pas ndeshjen kundër Maltës”, Mancini në prag divorci me Italinë. Conte në pritje
Mes Roberto Mancini dhe drejtueseve të Federatës Italiane të Futbollit ka një ftohje të dukshme, dhe mediat italiane shkruajnë se bashkëpunimi ndërmjet tyre ka ardhur në fund.
Mancini është shfaqur shumë i demotivuar pas ndeshjen kundër Maltës, ndërsa palët mund të shkojnë drejt një divorci menjëherë pas përfundimit të Final Four në Nations League, në mes të muajit qershor.
Përcaktues në këtë vendim të pritshëm është edhe interesimi i fortë i PSG për të afruar në skuadër pikërisht trajnerin azzurr në sezonin e ri. Mancini shihet në sytë e sheikëve si personi i duhur për të menaxhuar dhomat e zhveshjes në Paris.
Në dyshim të fortë për sezonin e ri janë dhe tre pankina të rëndësishme në Serie A, Juventus, Inter dhe Roma mund të ndryshojnë trajner, lëvizje këto që pritet të kenë efekt domino.