I gjithë sulmi i Milanit në diskutim për sezonin e ri, asnjë s’e ka bindur Piolin
Nëse për Ibrahimovic dyshimet për të ardhmen e tij janë për shkak të problemeve fizike që ka shfaqur gjatë sezonit, lojtarët e tjerë në sulm janë në diskutim për shkak të aftësive teknike. Rebic, Brahim Diaz dhe Messias, asnjë prej tyre nuk e ka qëndrimin e sigurt në verë.
Rebic ka shënuar vetëm dy gola deri më tani në Seria A. Kur Pioli e hedh në fushë, ai shfaq më shumë nervozizëm se sa efiçencë në lojë, pa harruar as problemet e shumta fizike. Brahim Diaz ndërkohë ka edhe një tjetër sezon në huazim nga Reali, por këtë sezon nuk ka bindur aspak. Vështirë se mundtë besosh që të jetë titullar, madje as edhe alternativë.
Në fund është Messias që erdhi si një alternativë e mirë për ekipin e Piolit, por është e vështirë të besosh se në moshën 31 vjeç dhe me karakteristikat e tij në lojë, mund të vlejë 5.5 milion euro për të blerë kartonin e plotë. Mesa duket Milani po planifikon ndryshime të rëndësishme në fazën e sulmit për sezonin e ri, ku synohen Berardi dhe Traore nga Sassuolo. /R.Lika-Koha Jonë/