I ka bërë një nisje perfekte kampionatit, trajnerit të Napolit i vjedhin makinën Fiat Panda
Napoli i tij e ka nisur në mënyrë perfekte sezonin, por Luciano Spalletti ka përjetuar një aventurë aspak të këndshme ditët e fundit. Teknikut italian i kanë vjedhur makinën Fiat Panda, të cilën e kishte parkuar jashtë rrethimit ku skuadra ishte duke u stërvitur.
Pas mbylljes së seancës stërvitore, trajneri 62-vjeçar kuptoi se makina e tij ishte vjedhur dhe telefonoi menjëherë policinë, e cila nisi hetimet për rastin.
Spalletti është duke bërë një punë të shkëlqyer me Napolin, pasi 7 javët e para të kampionatit skuadra ka koleksionuar vetëm fitore.
KOHA JONË SONDAZH

