“I këshillova Allegrit Asllanin, por nuk më dëgjoi”

Ish-mentori i Allegrit, Giovanni Galeone ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport“-in, ku ka treguar edhe këshillat që i ka dhënë trajneri të Juventusit për merkato.

Në listën e sugjeruar prej tij përfshihej edhe Kristjan Asllani. Por ky transferim nuk u krye, pasi mesfushori do të transferohej tek Interi, ku po shkëlqen në sfidat miqësore.

“A e kam këshilluar Allegrin? Po, por ai nuk më dëgjon. I kisha rekomanduar tre lojtarë: Koulibaly-në, Asllanin, Milinkoviç Saviçin. Njëri ishte shumë i shtrenjtë, tjetrin e mori Interi, të tretin nuk e di. Në realitet, as nuk e di se sa fjalë ka Allegri në këtë çështje kur bëhet fjalë për merkato. Duhet ta ketë, sepse në fund faji do të bjerë gjithmonë mbi të”, tha Giovanni Galeone.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?