I ndërroi jetë i biri, Cristiano Ronaldo mungon sonte ndaj Liverpoolit

Cristiano Ronaldos i ka ndodhur një ngjarje tragjike, ndërsa të hënën u nda nga jeta gjatë lindjes djali i tij. Partnerja e portugezit ishte në pritje të dy binjakëve një djali e një vajze, ndërsa gjatë lindje vetëm vajza ka mundur t’ia dalë. Lajmin për këtë ngjarje të rëndë e bëri publik vetë futbollisti në një postim në rrjetet sociale, ku theksoi se nuk kishte përjetuar dhimbje më të madhe.

Mbrëmjen e sotme skuadra e Ronaldos do të përballet në transfertë me Liverpool-in në orën 21:00. Klubi i Manchester United ka dalë në një konferencë ku ka konfirmuar mungesën e sulmuesit, ndërsa më tej ka kërkuar që të respektohet kërkesa e sulmuesit për privatësi në këto momente të vështira.

“Familja është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër dhe Ronaldo është duke mbështetur të dashurit e tij në këto momente të vështira. Konfirmojmë se ai nuk do të jetë në ndeshjen kundër Liverpool në Anfield, ndërsa theksojmë kërkesën e familjes së tij për privatësi. Cristiano, ne të gjithë jemi me ty”, shkruhet në deklaratën e Manchester United.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?