I ndodh për herë të parë Guardiolës, nuk ishte parë deri tani në futboll

Evolucione të mëdha në futbollin anglez, me rregullat e reja që janë futur në fuqi nga UEFA. Njëra prej tyre ka ndodhur që në ndeshjen e Superkupës së Anglisë, mes Liverpool-it dhe City-it, të fituar nga këta të fundit me penallti 5-4.

Gjatë ndeshjes, Guardiola protestoi ashpër ndaj vendimeve të arbitrit Atkinson pas një përplasje mes Joe Gomez dhe David Silvës. Në këtë moment u aktivizua një rregull i ri.

Në vend që të largohej, strategu spanjoll u paralajmërua nga arbitri duke marrë karton të verdhë. Disa muaj më parë Guardiola mund të kishte përfunduar në tribunë nga protestat e ashpra. /R.Lika-Koha Jone/

Image

 

SHKARKO APP