I paparashikueshëm, Mourinho akuzon ashpër trajnerin spanjoll
Manchester City u mposht me rezultatin 3-1 nga Liverpool në “Anfield Road” dhe tani e shikon veten plot 9 pikë pas tyre.
Trajneri Pep Guardiola nuk e fshehu zhgënjimin e tij ndaj arbitrit të takimit. Megjithatë si të mos mjaftonte humbja, për ta bërë edhe më të zezë mbrëmjen e teknikut spanjoll të “Citizens”, ka menduar rivali i vjetër i Guardiolës, Jose Mourinho, që në një deklaratë për Sky Sport, ka thënë se Guardiola duhet ta kishte studiuar më mirë kundërshtarin.
“Manchesteri është një qytet shumë i bukur, për të qarë pas një mbrëmjeje si kjo dhe sa të merret me arbitrimin, Pep duhej të kishte përgatitur më mirë ndeshjen. Liverpool ka një Firmino që luan mes linjave dhe dy lojtarë si Salah e Mane, që vijnë pas shpine dhe shfrytëzojnë çdo gabim, ndaj për t’i përballuar ata, duhet që lojtarët e prapavijës të luajnë pranë njëri-tjetrit, për të mos lënë hapësira”, deklaroi portugezi.