I shënoi Interit, mesfushori gjerman ironizon Conten: Loja e tyre ishte jepja topin Lukakut!
Jonas Hofmann ishte një nga më të mirët në barazimin 2-2 të Gladbah ndaj Interit në “San Siro”. Mesfushori shënoi golin e dytë për ekipin gjerman, por pa mundur që të ruajnë rezultatin në minutat e fundit. I intervistuar nga kanali zyrtar i Gladbahut, Hofmann nuk i kurseu ironitë ndaj Interit dhe stilit të lojës së Contes.
“Taktika kryesore e Interit ishte që të luante topin për Lukakun, i cili mbante topin duke lejuar skuadrën që të ngrihej. Ishte e vështirë për ta markuar, por mendoj se mbrojtësit tanë bënë një punë shumë të mirë. E merituam këtë pikë”, deklaroi mesfushori.
Në javën e dytë të Champions League, Interi do të luajë në transfertë ndaj Shakhtar Donesk, ndërkohë që Gladbah do të presë Real Madridin, që pësoi një humbje ndaj ukrainasve. /R.Lika-Koha Jone/