I tha arbitrit “je shumë i keq”, Marcelo rrezikon 3 javë skualifikim
Real Madrid është duke u përgatitur për apelimin e dënimit të mundshëm e Marcelos , i cili u ndëshkua me karton të kuq nga Figueroa Vázquez. Sipas referimit që ka bërë ky i fundit në protokollin e ndeshjes ai ka referuar: “Në minutën e 102-të, futbollisti Vieira Da Silva Junior Marcelo, është ndëshkuar për motivimin e ndalimit të një aksioni evident për gol. Pas sanksionit, ai është shfaqur i revoltuar ndaj arbitrit duke përdorur shprehjen “je shumë i keq”.
Një episod i ngjashëm i ka ndodhur më parë në vitin 2019 Ousmane Dembélé, i cili u skualifikua me dy ndeshje, teksa përdori të njëjtat fjalë ndaj Mateu Lahoz.
Marcelo në këtë mënyrë rrezikon një skualifikim prej 3 javësh, një për kartonin e kuq dhe dy për ofendimin ndaj arbitrit, edhe pse Real do të bëjë apel nëse vjen dënimi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

