I theu telefonin tifozit, Ronaldo merr një dënim nga “Save dhe Children”
“Save the Children”, i ka hequr Cristiano Ronaldos detyrën e ambasadorit të bamirësisë, pas episodit në ndeshjen e fundit të Manchester United kundër Everton.
Ronaldo goditi në dorë djaloshin në fund të ndeshjes në Goodison Park, duke i rrëzuar telefonin. 14-vjeçari është autik, dhe sipas dëshmisë së nënës së tij, qante dhe ishte totalisht i shokuar nga ajo që ndodhi.
“Save the Children’, organizatë që lufton për të mbrojtur fëmijët duke bërë që të ndihen sa më të mbrojtur, e gjykoi ngjarjen kundër gjithë parimeve që organizata bamirëse përfaqëson.
Në lidhje me episodin u hap edhe një hetim nga policia e Merseyside dhe lojtari mund të ndëshkohet edhe nga Premier League. Ronaldo ishte ambasador i “Save The Children” prej 10 vjetësh.
KOHA JONË SONDAZH

