I vdiq vajza dy vjeç dhe më pas vrau veten nga depresioni, historia e portierit të famshëm që të thyen shpirtin

Historia e jetës së portierit legjendar gjerman Robert Enke mbetet një nga më të trishtat në botën e futbollit. Ish-gardiani i Hannoverit dhe i kombëtares së Gjermanisë pati një karrierë të shkëlqyer, por betejat e tij personale me depresionin përfunduan nբ tragjedi në vitin 2009.

Robert Enke firmosi kontratën e parë profesionale me Jenën, më pas luajti për Borussia Mönchengladbach, Benficën, Barcelonën, Fenerbahçen, Tenerife dhe Hannoverin, ku arriti kulmin sportive. Edhe në kombëtare la gjurmë, duke debutuar në vitin 2007, ndërsa një vit më vonë përfaqësoi Gjermaninë në Kampionatin Evropian në Austri. Ai ishte ndër kandidatët kryesorë për të qenë pjesë e skuadrës në Botërorin 2010.

Në vitet e fundit të karrierës, Enke luftoi me depresion të rëndë. Sipas familjarëve, ai trajtohej prej rreth gjashtë vitesh. Tragjedia u thellua edhe më shumë në vitin 2006, kur vajza e tij e vogël Lara, e lindur me probleme të rënda në zemër, ndërroi jetë vetëm dy vjeçe. Bashkëshortja e tij, Teresa, ka treguar se humbja e vajzës e shkatërroi familjen dhe ndikoi në mënyrë vendimtare në gjendjen shpirtërore të futbollistit.

Swiss Digital Desktop Reklama

German football pays tribute to Enke | UEFA.com

Swiss Digital Mobile Reklama

Në maj të vitit 2009, çifti adoptoi një vajzë tjetër, Leilën, dhe dukej se familja kishte nisur të ndërtonte një ekuilibër të ri. Enke vazhdonte të shkëlqente me Hannoverin dhe shihej si një kandidaturë e sigurt për rolin e titullarit në kombëtare. Por më 10 nëntor 2009, futbolli gjerman dhe i gjithë opinioni sportiv u trondit nga lajmi se portieri kishte ndërruar jetë në rrethana vetëvrasjeje.

Hetimet konfirmuan ngjarjen, por detajet e plota të mesazhit lamtumirës nuk u bënë publike. Enke u varros në Neustadt, pranë varrit të vajzës së tij Lara. Më vonë, në nderim të tij u krijua një fondacion që synon të mbrojë shëndetin mendor të futbollistëve, ndërsa qyteti i Hannoverit ka emërtuar një rrugë afër stadiumit me emrin e portierit të njohur.

Bashkëshortja e tij, Teresa, ka deklaruar: “Robert nuk e humbi jetën sepse e deshi atë. Ai u mund nga një sëmundje shumë e rëndë, depresioni.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?