I vendoset lëndë plasëse poshtë mjetit, Lici: Nuk kam konflikte, jam njeri i lirë
Një sasi tritoli i është vendosur poshtë makinës administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë Suad Lici. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer.
Në vendin e ngjarjes pranë shtëpisë së Suad Licit kanë shkaur grupit hetimor, drejtues të policisë së Shkodrës, por edhe kryebashkiakja Voltana Ademi. Lici e ka pikasur vetë lëndën plasëse dhe ka njoftuar policinë. Ajo është ç’aktivizuar. Gjithçka ka ndodhur pranë stadiumit “Loro Boriçi”, pranë tregut “Zdralë”.
“Nuk kam konflikte me askënd. Jam një njeri i lirë. S’kam pasur asnjë shqetësime”. Kështu deklaron administratori i Vllaznisë, Suad Lici, të cilit iu vendos një pako e dyshimtë me eksploziv poshtë mjetit, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu.
Në një prononcim për gazetarët, nga Shkodra, Lici tha se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa theksoi se nëse bëhet fjalë për çështje sporti, krimi duhet të rrijë larg tij. Ai tha se do të vijojë detyrën e tij ne këtë klub sportiv.
“Nëse ka pasur probleme me sportin, jam sqaruar. Ja lë në dorë organeve kompetente që të zbardhin ngjarjen. Nuk më tremb jo ngjarje. Do vazhdoj me aktivitetin tim. Nëse është marrëdhënie me sportin, mendoj se njerëzit, çdo strukturë kriminale, duhet të rrijë larg sportit. Pasi ky qytet ka nevojë për shumë gjëra. Jam njeri i lirë dhe pas kësaj ngjarje”, tha Lici.