I vendosi xhaketën e UÇK-së Shaqirit, tifozi shqiptar dënohet nga federata helvete
Zvicra arriti të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Irlandës së Veriut, duke mbetur në garë për kualifikim për Botëror. Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri që luajti për 90 minuta iu drejtua mikrofonave të gazetarëve, por në atë moment një tifoz shqiptar ndërhyn duke i veshur 29-vjeçarit një xhaketë me stemën e UÇK, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Shaqiri e kuptoi veprimin dhe filloi të qeshte, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave serbe që e kanë dënuar gjestin duke e quajtur politik. Federata e futbollit në Zvicër ka dalë me një njoftim duke shkruar se tifozi ishte shoqëruar në polici dhe do të ndalohet hyrja e tij në stadiume.
KOHA JONË SONDAZH

