Ibra në super formë, projektohet titullar në ndeshjen ndaj Sampdorias

Menjëherë në fushë në miqësore dhe menjëherë në fushë edhe në ndeshjen e parë të kampionatit. Zlatan Ibrahimovic pritet që ta nisë nga minuta e parë duelin ndaj dorianëve.

Nëse fillimisht ishte menduar që suedezi ta shihte ndeshjen nga tribuna, duket se forma e mirë e treguar në testin stërvitor, ku edhe shënoi një gol, i ka ndryshuar mendimin trajnerit Pioli. Dy ditë duket se janë mëse të mjaftueshme për të rigjetur formën e duhur për një ndeshje në Seria A.

“San Siro” pritet të jetë e mbushur me 60 mijë spektator për të parë premierën e rikthimit të Ibrës, por me fanellën me numrin 21. Në këtë mënyrë, Piatek do të përfundojë në pankinë dhe nuk përjashtohet mundësia e një rikthimi në formë huazimi te Genoa. Calhanoglu dhe Suso pritet që të mbështesin Ibrën. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP