Ibrahimovic, 48 orë për t’i kthyer përgjigje Milanit

Milani e mbylli vitin 2019 në mënyrën më të keqe të mundshme duke pësuar një humbje të rëndë 5-0 ndaj Atalantës. Kuqezinjtë tashmë po mendojnë për merkaton për të afruar një emër të madh, si Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi sipas Gianluca Di Marzios do të japë një përgjigje brenda dy ditësh, teksa kuqezinjtë shpresojnë që ajo të jetë pozitive. Ibra për momentin është një futbollist i lirë ndaj dhe mund të firmos me secilën skuadër që ka dëshirë, pasi u lirua nga kontrata me LA Galaxy.

Afrimi i tij do t’i jepte më shumë eksperiencë Milanit në fazën e sulmit, ndërkohë që Piatek me shumë mundësi do të rikthehet sërish te Genoa. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP