Ibrahimovic: Doja të shënoja dhe të bëja shenjën e Zotit para tifozëve

Pas 7 viteve e gjysmë, Zlatan Ibraghimovic është rikthyer që të veshë fanellën e Milanit. Sulmuesi suedez luajti 35 minuta ndaj Sampdorias, por pa mundur që të gjejë rrugën e rrjetës. Duke folur pas ndeshjes, bomberi i njohur zbuloi se kishte përgatitur një festë.

“Jam shumë i emocionuar, doja që të shënoja dhe të bëja gjestin e Zotit para tifozerisë. Në fushë duket që mungon besimi dhe agresiviteti për të shënuar, jemi pak konkret. Duhet të kuptojmë se çfarë duhet për të dalë nga kjo situatë. Do të provoj që të ndihmoj skuadrën.

Mikpritja? Ndjeva shumë adrenalinë, shumë emocione, u ktheva pas 9-10 vite. Raporti me tifozët është i bukur , më kanë dhënë shumë emocione. Leao? I kam shpjeguar lëvizjet që duhet të bëj. Duhet të vuajmë për momentin, tifozët nuk janë të kënaqur, pasi rezultatet nuk janë të mirë. Të punojmë dhe të mendojmë pozitivisht”, ka deklaruar Ibrahimovic. /R.Lika-Koha Jone/

Le immagini più belle della sfida di San Siro tra rossoneri e blucerchiati

SHKARKO APP