Ibrahimovic: Duhet të kemi kurajon për të ëndërruar titullin!

MILAN, ITALY - JULY 15: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan reacts during the Serie A match between AC Milan and Parma Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on July 15, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Zlatan Ibrahimovic po pret me padurim rikthimin në fushë për të ndihmuar Milanin me paraqitjet e tij. Në momentin që ishte gati për të zbritur në fushë ndaj Sassuolos, bomberi suedez pësoi një tjetër dëmtim që do ta mbajë jashtë fushave të futbollit edhe për disa javë. Në një intervistë bomberi sudez ka folur për të ardhmen e tij dhe të Milanit.

“Deri ku mund të arrijmë? Duhet ta nisim mirë 2021-in dhe të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje si të ishte e fundit. Duhet të kemi besim në çdo kohë dhe në çdo moment.

Titulli? Duhet të kemi kurajon për ta ëndërruar. Deri kur do të luaj futboll? Po ju jap atë përgjigje që u kam dhënë të gjithëve, do të vazhdoj përpara deri në momentin që do të jem i aftë të bëj këtë që po bëj sot”, deklaroi Zlatan Ibrahimovic në intervistën e tij për kanalin 7.

SHKARKO APP