Ibrahimovic “fiton” edhe kombëtaren, sulmuesi pritet të rikthehet me Suedinë

Pasi e bëri me Milanin, Zlatan Ibrahimovic është gati të rifitojë edhe kombëtaren e Suedisë. Kundër çdo parashikimi, sulmuesi suedez po jeton një sezon mbreslënës në Serie A, duke bindur edhe drejtuesit e futbollit suedez se shërbimet e tij janë të vyera për të ardhmen e përfaqësueses skandinave. Ibrahiomovic u largua nga kombëtarja e Suedisë pas Euro 2016, por javët e fundit ka lëshuar s

injale se kërkon të kthehet sërish. Këto sinjale janë kapur nga Federata dhe trajneri Anderson, që është takuar personalisht me sulmuesin në Milani. Ky takim është zbuluar nga vetë tekniku, që gjithesi ia ka lënë në dorë futbollistit të vendosë. Gjithsesi, mediat suadeze e bëjnë të sigurt rikthimin e Zlatan Ibrahimovic në kombëtare në eliminatoret e Euro 2024 që do të nisin në muajin mars.

SHKARKO APP