Ibrahimovic humbet Derbin e Madoninës, ndaj Interit sulmin e udhëheq Giroud
Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë i disponueshëm për derbin ndaj Interit. Suedezi i Milanit nuk i ka kaluar ende problemet me tendinën e Akilit dhe pritet që të mos grumbullohet fare për super sfidën e së shtunës.
Ibra do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Lazios, e vlefshme për Kupën e Italisë. Në këto rrethana, francezi Olivier Giroud duket se do të mbajë i vetëm peshën e sulmit, pasi edhe Ante Rebic nuk i ka kaluar ende problemet me dëmtimet.
KOHA JONË SONDAZH

