Ibrahimovic i bën dhuratë vetes një super Ferrari

Zlatan Ibrahimovic,i cili fryu 43 qirinj, ka vendosur “të surprizojë” veten me një super makinë, Ferrari SF90 XX Spider, i cili shtohet në koleksionin e tij të  makinave.

“Gëzuar ditëlindjen Zlatan”. Teksti konciz nën postimin në të cilin drejtuesi i Milanit ndan imazhin e makinës së tij me një ngjyrë të zezë dhe detaje të kuqe.

I prodhuar në vetëm 599 copë, SF90 XX Spider mburret me një motor hibrid 1030, një V8 me turbo dyfishtë dhe tre motorë elektrikë.

Image

SHKARKO APP