Ibrahimovic: Jam Zoti dhe numri një, rikuperimi ka shkuar sipas planit

Zlatan Ibrahimovic tashmë është shumë pranë rikthimit në fushë. Suedezi ndjehet gati për të ndihmuar Milanin në një moment krize për kuqezinjtë ndërsa shton se ai mbetet numri një.

“Jam Zoti dhe mbetet numri një. Tani jam rikthyer dhe muzika ndryshon, kam shumë ambicie dhe dua të ndryshoj shumë gjëra. Në këto shtatë-tetë muaj kam humbur shumë kohë. Unë nuk jam i shqetësuar për faktin se skuadra është në krizë, janë gjëra normale në futboll por kalojnë shpejt. Duhet të flasim më pak dhe të shprehemi më shumë në fushë.

Kritikat? Janë normale pasi nëse nuk ka kritika atëherë do të thotë se nuk je në majë. Unë kritikohem prej 25-vitesh, por jam numri një dhe jam mësuar. Është njësoj si t’i shtosh benzinë një objekti që po digjet dhe kushdo që luan me zjarrin, digjet. A ndjehem ende një Zot? Patjetër që po, asgjë nuk ka ndryshuar. Tani ndjehem shumë mirë, rikuperimi shkoi sipas planit”, deklaroi sulmuesi suedez.

 

 

SHKARKO APP