Ibrahimovic: Materazzi nuk ishte si Maldini apo Chiellini, por e zgjidha në një derbi …

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi për Corriere della Sera, Zlatan Ibrahimovic foli edhe për Marco Materazzin dhe mënyrën e tij të lojës.

“Ai më ndërhyri nga pas për të më lënduar. Në futbollistët e kuptojmë menjëherë kur dikush hyn për të lënduar ose ndërhyn fort, si Chiellini, si Stam apo Maldini … me të kam pasur llogari të hapur prej vitesh. E zgjidha në një derbi.

Ai më ndërhyri me këmbët lart, unë kërceva dhe e evitova dhe më pas e godita me bërryl. Pippo Inzaghi në një komentoi pas ndeshjes ‘Derbi më i mirë i jetës sime: 1-0, gol nga Ibra, Materazzi në spital”, u shpreh Ibrahimovic, i cili nuk i ka kursyer në disa rastet ndërhyrjet e ashpra ndaj mbrojtësve kundërshtarë, e fundit kundër Azpilicueta-s me Suedinë e tij ndaj Spanjës. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?