Ibrahimovic mburret në rrugët e Milanos me super makinën e tij të fundit (FOTO)
Zlatan Ibrahimovic ka shijuar ditën e tij të pushimit të enjten, duke shëtitur me një nga makinat e fundit që i ka shtuar koleksionit të tij. Sulmuesi suedez bëri xhiro në qytet me Ferrari SF Stradale, një makinë me ngjyrë ari që ia dhuroi vetes për ditëlindjen e tij të 40-të, tetorin e kaluar dhe çmimi i të cilit i kalon 450,000 euro.
Gjithsesi jo vetëm çmimi i tij e bën këtë xhevahir ekskluziv, por është gjithashtu një edicion i kufizuar dhe suedezi është një nga 500 pronarët që e ka këtë lloj makine.
SF90 Stradale është i pari elektrik hibrid plug-in që del nga Maranello dhe që përmban një motor 4-litërsh V8 në sinergji me tre motorë elektrikë, një kombinim që sjell 1000 kuaj fuqi në këtë super makinë madhështore.
Përveç kësaj, Ferrari ka kryer pothuajse punë argjendarie për të përdorur kombinime të reja materialesh që ofrojnë aerodinamikë për një hibrid, pengesa kryesore e të cilit fillimisht ishte pesha e tij. /R.Lika-Koha Jonë/